Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Jorgo Zanin, autorin që vrau barbarisht nipin e tij 12-vjeçar dy ditë më parë në Palasë të Himarës.
Seanca gjyqësore ka zgjatur pak minuta ku Zani ka qënë i vetëm në këtë seancë dhe i pa shoqëruar nga askush. Reagimet e tij ishin tipike të një psikopati të cmendur, ndërsa marrja e tij në pyetje ishte e vështirë, kështu trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë. I akuzuari do të vendoset në një qeli të veçuar në paraburgim, për shkak të çrregullimeve mendore.












