Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme hetimin e kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshi.
Më herët, në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme u kërkua nga deputetë të Partisë Demokratike verifikimi i figurës së kryebashkiakut socialist.
Besohet se ai rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore dhe prostitucion në Itali. Kërkesa është firmosur nga një grup prej 15 deputetësh ku i kërkohet organit të akuzës të ndjekë procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit. m.k













