Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Lis në Mat ku janë përplasur një furgon me një makinë. Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur 7 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.











