Në orët e para të mëngjesit një servis automjetesh në Tiranë u sulmua me eksploziv.
”orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësti të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.a.b












