Një person humb jetën pas një aksidenti me motor në një fshat të Sarandës.
“Rreth orës 17:45, në fshatin Plal, Metoq, shtetasi K. T., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Sarandës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.











