Zhdukja e dy adoleshentëve në Qatrom të Korcës ka shtuar ankthin ndërkohë që kanë kaluar disa orë dhe ata nuk janë bërë të gjallë.
Frikën për një tragjedi e ka shtuar në orët e fundit dëshmia e një prej shokëve .
Nikolin Nasto thotë se kuptoi se dy kushërinjtë mungonin kur ka parë rrobat e tyre në anë të rezervuarit. “Kisha vënë grepat dhe erdha ti shikoj, Pashë rrobat dhe mendova se janë fshehur. Por pasi i thirra dhe nuk mora asnjë përgjigje, njoftova policinë”, ka thënë i riu, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy djemve.
Dy adoleshentët kushërinj të moshës 17 vjeç, Berti dhe Rei Tahirllari kanë disa orë që nuk po gjinden dhe policia ka nisur kërkimet në rezervuarin e fshatit ku edhe janë parë për herë të fundit.











