SPAK mori në pyetje ish oficerin e krimeve në Elbasan, Krenar Guci pasi një foto e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit, një vrasës me pagesë në paraburgim që tashmë ka statusin e të penduarit.
Seanca e pyetjeve u krye disa ditë më parë nga prokurorët që po hetojnë dosjen “Dumani”.
Rreth një muaj më parë Guçi, u pajis me urdhër mbrojtjeje pasi foto e tij në celularin e Dumanit shtyu hetuesit të dyshojnë se ndaj tij mund të kishte porosi për atentat. a.b











