Një nga viktimat, Diklen Vata ka qënë më herët kontigjent i policisë.
Ai është arrestuar në Tiranë në shtator të 2017 me disa doza kokainë më makinën e tij.
Policia e Tiranës arrestuan atëherë 25-vjeccarin Diklen Vata, banues në Laç.
Në makinë dhe në shtëpi iu gjetën 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.
– 3 aparate celularë
– mjeti i markës “Rover”.
“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë”, sqaroi azëherë policia ne njoftimin per shtyp. r.k











