Zjarri që ka përfshirë malin e Çikës zbriti këtë pasdie edhe më poshtë duke ju afruar fshatit Dhërmi, raporton mcn tv.
Si pasojë e tymit që ka përfshirë zonën pushuesit janë larguar nga plazhi, pasi era që fryn nga jugu tymin e ka drejtuar në plazh, ku ka pasur shumë pushues.
Ata pak zjarrfikës që ka Himara po qëndrojnë nga zona e fshatit Dhërmi për ta mbajtur nën kontroll zjarrin.
Për afro 24 orë në malin e Çikës janë djegur disa ha me shkurre dhe pemë në një vijë prej 3 km.m.k











