Avokatët kanë vendosur të protestojnë ditën e ënjte para KLGJ kunfër hartës së re gjyqësore.
Protesta mbahet në orën 11:00 para Këshillit të Lartë Gjyqësor pas një vendimi që ka marrë dhoma e avokatisë, firmosur nga kryetari i saj Maks Haxhia.
Avokatët janë përfshirë në protestë prej rreth 1 muaji ndërkohë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha sot se nuk do të ketë tërheqje sa i takon hartës së re gjyqësore, duke injoruar kërkesat e avokatëve. a.b












