Manzë
Një person humbi jetën sot në Manzë duke punuar tek kampi i MEK.
Ai është plagosur rëndë dhe në pas është dërguar në spital.
”Manzë, shtetasi Shaban Hysen Ceni,64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, tek kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b












