Të mërkurën me 13 korrik në mesditë, Komisioni i Ligjeve, do të zhvillojë seancë dëgjimore, kerkuar nga deputetët e opozitës, për projektin e Hartës së Re Gjyqësore.
Në seancë do të diskutojnë me: Ministrin e Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Komitetin Shqiptar të Helsinkit.
Prej afro një muaj me ndërprerje ka vijuar greva e avokatëve në të gjithë vendin përfshirë edhe masat e sigurisë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.
Harta parashikon mbylljen e të gjitha gjykatave të Apelit veç një në Tiranë dhe gjysmën e gjykatave të Faktit. a.b











