Andrea Stase, rreth 40 vjeç vrau të atin 85 vjeç në Rremas në Lushnjë.
Mësohet se akti i rëndë ndodhi në shtëpi pas një sherri verbal mes tyre. Në këtë shtëpi ndodheshin babai me dy djemtë, që të dy me probleme të shëndetit vendor.
Divjakë/Informacion paraprak:
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











