Prokekt ligji i qeverisë Rama për amnistinë fiskale është “një rrezik thelbësor për reputacionin e vendit” thotë Bashkimi Europian.
Dhe Edi Rama fajëson e vulgarizon të tjerët, në këtë rast Europën, për problemet që shkakton vetë. Ai personalisht është pengesa kryesore aktualisht për një Shqipëri si gjithë Europa, komenton ish ministri Genc Pollo kundërshtimin e BE për amnistinë fiskale.
“Komisioni Europian nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërkohë që do të bënte pak për të rritur aftësinë e administratës tatimore për të përmirësuar pajtueshmërinë e ardhshme lidhur me kërkesat tatimore. Për më tepër, për shkak se rezidentët jotatimorë, përfshirë shqiptarët që jetojnë në BE ose në Ballkanin Perëndimor, përfshihen në objektin e tij dhe u kërkohet të importojnë para në dorë për të përfituar nga amnistia, drafti aktual i ligjit ngre shqetësime serioze për Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët e tjerë, si dhe një rrezik thelbësor reputacioni për vendin”, thueht në njoftimin e zyrës së BE në Tiranë që më 2 korrik.
“Edhe pazari i “Biftekut tek Nusreti” në Emirate është një tjetër pengesë e Ramës në rrugën e Shqipërisë drejt Europës.
Rama gjeti gjoja me një miliarder arab por në fakt don të bëjë transferimin e pronës publike në portin Durrës e përreth tij tek privati i preferuar”, komenton më tej Pollo.
“Lidhur me marrëveshjet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Komisioni theksoi nevojën për qartësi të marrëveshjes tregtare në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.”, thuhet në deklaratën e BE. a.b
https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania/13th-subcommittee-meeting-trade-industry-customs-and-taxation-between-eu-and_en?s=214&page_lang=sq
a.b
https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania/13th-subcommittee-meeting-trade-industry-customs-and-taxation-between-eu-and_en?s=214&page_lang=sq











