Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, njofton policia.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. r.k











