Një miliarder rus është gjetur i vrarë në pishinën e shtëpisë së tij në Shën Petërsburg.
Manjati rus Yuri Voronov është kreu i një kompania logjistike që ka kontrata të rëndësishme me Gazprom në Arktik.
Ai u gjet pa shenja jete pasi kishte marrë një plumb në kokë, në vilën e tij. Policia njoftoi se në zonën e pishinës u gjet një armë, ndërsa në fund të pishinës u gjetën disa plumba.
Voronov është multimilioneri i gjashtë rus me lidhje me Gazprom që vdes në mënyrë misterioze që nga fillimi i vitit.
Shkurtin e kaluar, zyrtari i lartë i financave dhe sigurisë i Gazprom, Alexander Tyulakov, 61 vjeç, u gjet i varur në rezidencën e tij. Policia njoftoi se ai ka kryer vetëvrasje. Por mediat lokale raportuan se trupi kishte shenja rrahjeje, gjë që tregon se vetëvrasja ishte e inskenuar. r.j











