Katër të mitur rrezikuan sot të mbyteshin ndërsa po laheshin ne det në Vilë Bashtovë.
At janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, këtë pasdite. 4 të miturit janë të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç. Ata duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.
Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k












