Një person sot sulmoi me thikë pushuesit në plazhin e Orikumit. Dyshohet se 41 vjeçari vuan nga probleme mendore.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit A. J., 41 vjeç, i cili vuan nga shëndetit mendor, pasi në plazhin e Orikumit, ka kanosur disa shtetas, me mjet të mprehtë (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. a.b












