Në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet shqyrtohet të hënën gjyqi që lidhet me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe deputeti i PD, Ervin Salianji.
Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, një dënim politik sipas deputetit dhe Partisë Demokratike. Në proces u përfshi edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili ndërhyri në hetimet e prokurorisë duke dërguar regjistrimet e kasetave në një laborator të huaj privat.
Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.
Nëse vendimin e Shkallës së Parë, autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.m.k












