Dy persona humbën jetën sot në dy plazje të ndryshme.
Rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ndërsa rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, njofton policia. m.k












