Një mjet lundrues u fundos sot në plazhin e Jalës në Himarë. Mjeti është një fllugë, në pronësi të Jorgo Andonit. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 08.14.
Në varkë nuk ka pasur njerëz në momentin e fundosjes dhe për rrjedhojë nuk ka të lënduar. Shkaqet e fundosjes nuk dihen ende.a.b
Himarë/Informacion paraprak:
Gjatë paradites, në Jalë, Himarë, mjeti lundrues varkë, në pronësi të shtetasit J. A., është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.
Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.












