Një video që paraqet një arë me hashash dhe një person që i bie klarinetës në mes të saj. Kjo është video që ka postuar ish-Kryeministri Berisha sot ndërkohë që thotë se video është regjistruar në Tepelenë, aty ku sipas tij është edhe kryeqendra e kanabisit në vend.
Raporte të policive ndërkombëtare flasin për rreth 370 fshatra në të gjithë vendin ë kultivojnë kanabisin ndërsa opozita ka publikuar emrat e dhjetra oficerëve të larët të Policisë së Shtetit që akuzohen se janë të lidhur me trafikun e hashashit.












