Policia Kufitare e Morinës ndalon një shtetas Turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
– Kemal Aydin, lindur dhe banues në Tepecik –Turqi.
Ndalimi i shtetasit u bë pasi Organet e Drejtësisë Turke, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, me datë 07.06.2012, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave dhe Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal Turk. I dënuar me 4 vjet e 12 muaj burgim.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.












