Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Markatomaj, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.
Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore. /Ahmet Zani
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.












