Matilda Hidri, 35-vjeçarja shqiptare e cila u shua tragjikisht në një aksident të rëndë që ndodhi në Genoa të Italisë, ku makina e saj u përplas “kokë më kokë” me një tjetër mjet ishte e martuar dhe nënë e një djali 10-vjeçar.

Familja kishte një biznes në “zemër” të qytetit të Genoas, një piceri që e kishin hapur në Maj të këtij viti.
Nga përplasja e fortë mes dy mjeteve që janë shkatërruar mbetën të vdekur në vend të dy drejtuesit e mjeteve, 35-vjeçarja Matilda Hidri dhe 46-vjeçari Giuseppe Garavaglia.
Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident, një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar. Këta të tre udhëtonin me një makinë Volkswagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident, raportoi policia italiane. r.k












