Rreth orës 22:00 të mbrëmjes në lagjen “Haxhias”, Elbasan, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi H. H., 29 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndodhet në spitalin e Elbasanit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punen për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.












