Drejtuesi i motorit që u përplas me nje betoniere në afërsi të TEG humbi jetën në spital, njoftoi policia e Tiranës.
”Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:
Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.
MË HERËT/ Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. r.k











