Kreu i PD, Sali Berisha i kerkon sot falje Bullgarise per sulmet e kryeministrit Rama gjatë samitit të Brukselit por edhe me herët.T’i vije turp, tha Berisha duke argumentuar se Bullgaria është një vend mik i Shqipërisë.
“Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit”, tha Berisha.
Kreu i PD, Berisha tha gjatë konferencës së shtypit se Rama sulmon BE-ne se i kerkon Serbise t’i vendose sanksione Rusise.
“Vend i Shqipërisë nuk mund të ishte kurrë ndryshe përveçse në BE.
Rama kalonte me atlete të kuqe dhe dimiqe nga samite në samit për tu tallur me BE.
Rama po i kundërvihet projektit europian në Ballkan.
Qorton vendet e BE vetëm se i kërkojnë erbisë të vendosë sanksionet ndaj Rusisë.
Putin i vogël i Rusisë në Serbi,Vuçiç është një rrezik për rajonin. Rama shkoi në Brukseljo përtë mrojtr interest e vendit të tij,por interest e padronit të tij në Beograd”, tha Berisha. a.b











