Vodhi nënSpanjë dhe bëri karrierë në administratën e PS në Kurbin. Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në këtë rreth, Alfred Prodani i cili u vu në pranga në fillim të muajit Maj, do të ekstradohet në Spanjë.
Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat derisa të ekstradohet drejt shtetit spanjoll.
Prodani u arrestua në qytetin e Laçit pasi që prej vitit 2013 ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në grabitje me dhunë të banesave. Një nga vilat që dyshohet se Prodani bashkë me persona të tjerë të kenë grabitur është ajo e yllit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema.
Edhe pse në kërkim ndërkombëtar duket se Prodani kishte marrë garanci nga autoritetet të vazhdonte me sukses karrierën në administratën e majtë dhe të mbante prej vitesh detyrën e drejtorit. a.b











