• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Ejani! Ata që ushqejnë kotelet me biftek nuk jua dinë”

droni by droni
23 June, 2022
in Kryesore, Politika
0
BESNIK ALIAJ/ What is next? Populli dhe Opozita përballë Pushtetit të Oligarkisë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve nga Kuvendi për protestën në 7 korrik. Ejani! Ata që ushqejnë kotelet me biftek nuk jua dinë, tha Berisha.

Deklarata e Berishës:

Jam këtu sot në këtë platformë për t’ju bërë thirrje, të dashur qytetarë dhe qytetare, punonjës të administratës në ndihmë ekonomike, pa punë, punonjës të sektorit privat dhe kudo që jeni, të bashkoheni me protestën e 7 korrikut pasi bordet shushunja të Edi Ramës po rrisin në mënyrë antiligjore çmimet për llogari të qeverisë. Unë po ju informoj këtu të dhënat e fundit të EUROSTAT ku qytetarët marrin të paktën mesatarisht 6 herë më pak se në mesataren e vendeve të BE, litri i qumështit, kg i djathit, kokrra e vezës kushton më shtrenjtë, apo 105% të çmimit të kushtojnë në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

Një çmim më të lartë se në mesataren e BE ka vaji i gatimit dhe yndyrat. Natyrisht ato që ushqejnë kotelet me biftekë apo qentë me mjaltë neo-zelandez nuk mund t’ua dinë qytetarëve shqiptarë, e shoh se po rrudhni fytyrat dhe po bëni poza, nuk shkon kjo punë, të paktën të keni mëshirë, ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët.

Po kështu, nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë dhjetë herë më të ulëta se në Zvicër. Megjithatë, Edi Rama ka përfituar 340 milionë euro tepër nga xhepat e qytetarëve.

Shtoj këtu se ndihma ekonomike po sipas INSTAT, është ulur me 2% dhe jo se është rritur në respekt të këtyre çmimeve.

Jam këtu për t’ju bërë thirrje dhjetëra mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme, dhjetëra mijëra profesionistëve të lirë, ekzistenca e të cilave kërcënohet në mënyrë serioze nga taksat e reja, që njeriu që u betua se deri në vitin 2029 nuk do të kenë asgjë, po përgatitet t’i shtojë këto ditë.

Bashkohuni me ne se ky zotëri, ka vetëm një qëllim, falimentimin dhe largimin tuaj nga Shqipëria, në zbatim të platformës së spastrimit etnik të këtij vendi.

Një thirrje vëllazërore dua t’u bëj nga Parlamenti emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja Kushtetuese që një regjim antikushtetues po ua mohon. Çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron dhe vota e tij të llogaritet nga rrethi që ai është larguar. Unë e kuptoj që është e pamundur një shpërngulje masive e emigrantëve për protestën, por ata kanë në Shqipëri vëllezërit, motrat, familjarët, duhet të jenë ata në protestë në 7 korrik kundër këtij regjimi që kërkon t’u mohojë të drejtat më elementare fëmijëve të tyre.

Sot nga kjo platformë ju drejtohem mësuesve të Shqipërisë, nxënësve, pedagogëve, mjekëve, infermierë, të ngrihen dhe të bashkohen me ne në 7 korrik, sepse rrënimi i sistemeve shëndetësore dhe arsimore, është një nga veprat më të papërgjegjshme të këtij regjimi. Sistemi i shëndetësisë është në ditën më të rëndë që nga vitet ’60 e gjer sot, arsimi gjithashtu po shpërbëhet. Fondet janë qesharake për këto dy sisteme. Vetëm protesta e datës 7 korrik do të ishte përgjigjja më e merituar ndaj këtij regjimi kleptokrat.

Një thirrje të veçantë kam për të përndjekurit politikë. Sot në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë kontrollon sot çdo pushtet në këtë vend, njëlloj si etërit e tij para vitit 1991. Koha është të ngrihemi me të gjitha fuqitë tona të përmbysim regjimin monist që u restauruar pas zgjedhjes ë presidentit të Republikës në këtë vend.

Një thirrje të veçantë kam për pronarët, për të cilët unë bëj një autokritikë për disa qëndrime jo të drejta të Partisë Demokratike në fillimet e saj. Por, u bëj thirrje të bashkohen me ne, se pronat e tyre sot janë më të kërcënuara se kurrë në historinë e këtij vendi. Vetëm 4 ditë më parë, kreu i hajdutërisë së pronave, Artan Lame do të deklaronte se nga 2300 regjistra të pronave, 2050 janë të manipuluara dhe vetëm 250 janë të paprekura. Ky hajdut që s’ka kufi, do të deklaronte se dhjetëra e mijëra faqe mungojnë në këto regjistra, janë grisur, janë shtuar, janë të bardha, janë manipuluar dhe do të kulmonte në deklaratën e tij, se tapitë tani kontrollohen në rrugën e Kavajës nga bandat.

Qytetarë që keni prona, nëse Partia Demokratike nuk përmbushi dot plotësisht detyrimet ndaj jush, një gjë ju siguroj se në vitin 2007 u digjitalizua çdo dokument që ekzistonte pronësie në Shqipëri dhe ata që kanë vënë dorë nga këta që janë këtu mbrapa, se këta janë kryesorët, këta dhe vartësit e tyre, ai tjetri që s’është këtu, ka marrë gjysmën e bregut e me radhë e me radhë, do të diktohen një ditë dhe do të shkojnë atje ku e kanë vendin.

Së fundmi, unë u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestë kundër Ballkanit të Hapur, kësaj renditje të Shqipërisë në anën e zezë të historisë, shndërrimin e Tiranës në Beogradin e vogël. Shqiptarët duhet të kenë në dorë fatin e tyre dhe jo Beogradi të përcaktojë të ardhmen e shqiptarëve.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e Edi Ramës ndaj Brukselit. Ai shkoi atje si hokatar, shkoi si njeri pa kredibilitet, shkoi si vasal i Vuçiçit dhe që të gjithë e panë me këtë sy.

I bëj thirrje Samitit, të hapë negociatat me Shqipërinë dhe ta ndajë atë nga Maqedonia e Veriut.

Previous Post

Bordi i Transparencës në një linjë me oligopolin e naftës, ul cmimin vetëm 3 lekë

Next Post

Rama pas samitit u kujton evropianëve priftërinjtë e Koatandinopojës para se të pushtohej nga osmanët

droni

droni

Next Post
Rama pas samitit u kujton evropianëve priftërinjtë e Koatandinopojës para se të pushtohej nga osmanët

Rama pas samitit u kujton evropianëve priftërinjtë e Koatandinopojës para se të pushtohej nga osmanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.