Sekuestrohen 24 kg heroinë në Portin e Ankonës ndërsa arrestohet një 50-vjeçar shqiptar që sapo kishte zbritur nga një traget qe vinte nga Durrësi, raportojnë mediat italiane.
Aie kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes” ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende.
Makina është sekuestruar së bashku me drogën, ndërsa 50-vjeçari ka përfunduar i arrestuar. r.k












