Policia e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA, ka arrestuar në flagrancë Gëzim Frroku, vjeç 41, banues në Tiranë.
Sipas policisë, Frroku është punonjës policie dhe është prangosur nga kolegët e vetë pasi rreth orës 15:00, në rrugën “Shefqet Ndroqi”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasoj ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën.











