I riu me inicialet M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.
Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Pak orë më herët i riu ishte raportuar i humbur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.k












