• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këto fakte tronditëse zbuluan gazetarët në landfillin e Sharrës, e që u pushuan nga puna më ndërhyrje të Veliajt

admin by admin
21 August, 2016
in Global Image
0
Këto fakte tronditëse zbuluan gazetarët në landfillin e Sharrës, e që u pushuan nga puna më ndërhyrje të Veliajt
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri Berisha ka reaguar për skandalin e Sharrës që u zbulua nga gazetarët e një televizioni privat, dhe me tu publikuar ai investigim gazetaret u pushua nga puna. Pushimi I tyre ka ardhur sipas Berishës nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë që kreu i Bashkisë së Tiranës ka bërë në këtë media, konkretisht ne televizionin A1nws i cili ka shkarkuar nga puna në mënyrë të mënjëhershme gazetarët. Sipas Berishës investigimi në fjalë duket se ka qenë shumë shqetësues për kryebashkiakun e Tiranës pasi nëpërmjet dëshmive, zbardhen fakte tronditëse.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS

Monstra e Bashkise ka te punesuar ne kompanine e plehrave ne Sharre edhe femije 10 vjeçare!

Te dashur miq, gazetaret qe u pushuan nga puna me nderhyrjen direkte te monstres se Bashkise, Erion Velise sepse hetuan vrasjen barbare te Arditit 17 vjeçar kane zbuluar te dhena te tjera tronditese per kompanine vrasese te plehrave te Sharres “3R”, ne te cilen Veliaj eshte ortak zyrtar sepse ndermarrja ishte bashkepronesi private publike me Bashkin e Tiranes.

Gazetaret gjeten se ne kete kompani ka te punesuar ne te zeze edhe femije 10 vjeçare. Ketu me poshte keni te zbardhur reportazhin e tyre per te cilin Monstra e Bashkise Veliaj nderhyri dhe Alida Toto dhe nje gazetare tjeter u pushuan nga puna! sb

Investigimi në fjalë duket se ka qenë shumë shqetësues për kryebashkiakun e Tiranës.
Nëpërmjet dëshmive, zbardhen fakte tronditëse:
– Në landfillin e Sharrës, firma ‘3R’ që është bashkëpronare me Bashkinë e Tiranës, ka punësuar mbi 50 fëmijë dhe të mitur, madje edhe të moshës 10 vjeç. Të gjithë në të zezë;
– Numri i përgjithshëm i punonjësve të landfillit ishte rreth 300 persona, të gjithë të pasiguruar;
– Ardit Gjoklaj punonte në turnin e natës, megjithëse ishte i mitur. Ai u vra ndërsa ishte duke punuar;
– Kushtet e punës ishin jashtë standardeve, pa ujë e pa banjo;
– Erion Veliaj e kishte promovuar personalisht ndërmarrjen e përbashkët Bashki-privat si një histori suksesi që ishte vetëm fillimi. Ai kishte premtuar punësim me siguracione dhe pagë dinjitoze.
Bashkia kishte për detyrë të kontrollonte që punësimi të ishte i ligjshëm dhe sipas standardeve të sigurisë, sepse është bashkëpronare në këtë aktivitet.
Të dhënat e investigimit të A1Neës, të paraqitura sipas dëshmive, vendosin përpara përgjegjësisë automatikisht institucio0nin e Bashkisë së Tiranës për krijimin e një ndërmarrjeje me bashkëpronësi publike-private, e cila dyshohet se ka krijuar kushte tërësisht antiligjore për punësimin e të miturve dhe të fshehura me kujdes nga bashkëpronarët, pasi vetëm vrasja e 17-vjeçarit hodhi dritë mbi atë që po ndodhte në landfill dhe ktheu vëmendjen e medas.
Investigimi i A1Neës ka në të vërtetë fakte që flasin për një ‘Gërdec’ të Veliajt tashmë, pasi, njësoj si dje që akuzonte për punësim fëmijësh në Gërdec, është kapur gafil sot në të njëjtën skema antiligjore të shfrytëzimit të të miturve.
Veliaj e di mirë këtë gjë, prandaj ai, mjeshtri i eksibicionit televiziv, politikani më aktiv në media, nuk ka pipëtirë as edhe një gërmë për të dhënë qoftë edhe sqarimin më minimal për pozicionin e bashkisë në këtë histori, por krejt e kundërta dyshohet se ka ndodhur.
Veliaj akuzohet drejtpërdrejt nga drejtoresha e informacionit në A1Neës ai se ka ushtruar presion mbi pronarët e televizionit për ta pushuar drejtoreshën nga puna, pasi ajo dhe ekipi i gazetarëve arritën të siguronin dëshmi të drejtpërdrejta mbi aktivitetin e fabrikës. /HashtagAL

INVESTIGIMI NË A1 NEËS (TEKSTI I ZBARDHUR DHE VIDEO)
A1 Neës ka investiguar ngjarjen e rëndë që ndodhi në landfill-in e Sharrës, ku pa ditë më parë humbi jetën 17 vjecari Ardit Gjoklaj, duke sjellë kështu fakte dhe dëshmi të reja mbi kompaninë e riciklimit ‘3 R’ dhe mënyrën sesi operonte në punë.
Dëshmitë e zbardhura :
Dëshmitari 1 – Po bëhen miliarda lekë që kur është bërë ajo. Ka dorë dhe bashkia aty se janë “qen bir qeni” ata. Vinin gra këtu në 6 të mëngjesit. Pa banjo me nder teje, pa ujë. Shiko ujin e kemi marrë nga liqeni, e kemi sjellë këtu, ato pijnë ujë… U them ore mos pini ujë ej…. Erdhi një nga Korca tani, 9 ditë pune kishte ai dhe s ka marrë paratë.
Dëshmitari 2: Kalamaj ore. E merr nga kazani ai, se di të punojë. E merr fëmijën 10 vjeç, e fut në punë atje, i jep 8 mijë lekë. Punon gjithë ditën mbi kova ai që nuk lejohet. Ka standarte europiane për atë landfill. Pse o zotëri e mytë atë ti? Sepse është firma e atij. Tani të paguash 15 mijë euro është shenjë goxha e madhe që paguan bashkia për të ricekluar ato, jo për të mytur njerëzit, për të vrarë njerëzit.
Dëshmitarët japin të dhëna të reja për rastin tragjik të 17 vjecarit.
Dëshmitari 1: Të dielën pastaj është gjetur në drekë.
A1 Neës – Të dielën në drekë? 1 ditë gati.
A1 Neës – U vra në kushte pune apo gjindej rastësisht sepse rastësisht….
Dëshmitari –Jo, jo, jo, jo.
A1 Neës – Ai ka qenë duke punuar?
Dëshmitari – Duke punuar moj. Ai në orën 3 ka ngrenë bukë moj, në orën 3 të natës Djali 17 vjeç punon turni tretë. Ai më duket se biçikletën e ka akoma aty. Të tërë pa siguracione i ke.
Si ai në landfillin e Sharrës shfrytëzoheshin dhjetra të tjerë të mitur.
A1 Neës – Përveç këtij ka pasur të tjerë nën moshën 18 vjeç?
Dëshmitari – Po si moj s’kishte.
A1 Neës – Sa punonjës mund të ketë pasur?
Dëshmitari – Eeee sa të duash, sa të doje kishe. Mbi 50 kishte. Po le atë, le atë, por të pasiguruar. Pa siguracione. Punonjës 300 punëtorë këtu, pa siguracione.
Ndërkohë që administrator i firmës Edurim Teqja është në kërkim policor, sipas burimeve nga vendngjarja, kompania e riciklimit ditën e martë ka mbyllur aktivitetin e saj me vendim të Bashkisë së Tiranës, duke pezulluar punën për dy javët në vazhdim.
A1 neës: po personat që punojnë këtu, nuk futen. Nuk i leni ju?
Dëshmitari: Jo, jo si lë unë unë, si ti lë, edhe ata që kanë punuar këtu janë urdhëruar sot që asnjë të mos futet brenda.
Bazuar në këto dëshmi firma nuk ka zbatuar asnjë kusht përfshi edhe ato për sigurinë në punë. Riciklimi kryehej nga punnjësit pa pjisjet mbrojtëse dhe s merrnin as trajnime për sigurinë teknike. Pas kontaktit që A1 Neës pati me Bashkinë e Tiranës, ky institucion nuk konfirmon urdhërin e mbylljes, por as e mohon atë. Ndërkohë mësohet se në muajin shtator në landfillin e Sharrës, do të fillojë punë një kompani e re e riciklimit, si dhe është projektuar hapja e dy landfill-ve të reja.

Ishte 16 marsi 2016, ku gjatë një inspektimi të impiantit, ku mbeti I vdekur 17 vjecari, Erion Veliaj ftoj qytetarët të punësohen në Sharrë. Sipas kësaj deklaratë të Kryebashkiakut të gjithë punonëtorët që do të punësoheshin në Sharrë do të deklaroheshin në shtet dhe do t ju paguheshin sigurimet shoqërore.

Deklarata e Erion Veliajt 16 mars 2016:
Më vjen mirë që ky është vetem fillimi. Ne do të vazhdojmë me një konvojer tjetër për të punësuar edhe 200 punonjës të tjerë, për ta çuar në 400. Ne mund të punësojmë pafund njerëz që realisht duan të punojnë. T’ ju paguhen sigurimet shoqërore dhe të kenë një rrogë dinjitoze.”
Por pak minuta pas këtij inspektimi në mars, një grup punëtorësh të komunitetit romë dolën në protestë duke deklaruar, se teksa pritej të vinte Veliaj i kishin nxjerrë me forcë jashtë landfill-it se punonin në të zezë (të pasiguruar).

Previous Post

Velipojë, mbytet një person

Next Post

”UFO” mbi aeroport? Punonjësit mbeten pa fjalë

admin

admin

Next Post
”UFO” mbi aeroport? Punonjësit mbeten pa fjalë

”UFO” mbi aeroport? Punonjësit mbeten pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.