• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri i Jashtëm polak në Tiranë: Mbështesim përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE

droni by droni
15 June, 2022
in Politika
0
Ministri i Jashtëm polak në Tiranë: Mbështesim përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv.kryeministri Ahmetaj pret Ministrin e Jashtëm të Polonisë, njëherësh Drejtues i radhës i OSBE, “Mbështesim përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bashkëpunim të shkëlqyer në kuadër të OSBE dhe NATO”, thotë ministri polak gjatë takimit.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Polonisë, i cili mban njëkohësisht edhe postin e Drejtuesit të radhës të OSCE, z. Zbigniew Rau. Në takimin dypalësh, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat kryesore. Turizmi mbetet një nga sektorët më aktivë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, ndërsa palët theksuan gatishmërinë për rritjen e investimeve në fusha si energjia, transporti, etj.

Një pikë e rëndësishme diskutimi ishte procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku Shqipëria, sikurse u theksua nga palët, i ka kryer të gjitha detyrat e shtëpisë.

“Gjej rastin të falënderoj nga zemra Poloninë, për mbështetjen e saj të vazhdueshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me marrjen e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, një vendim që shpresojmë që vendet anëtare ta marrin sa më shpejt. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, shpresat tona mbeten ende për një vendim gjatë presidencës franceze të Bashkimit Europian. Shqipëria do të vazhdojë me vendosmëri udhën e reformave europianizuese, në radhë të parë në dobi të qytetarëve shqiptarë” – tha Ahmetaj.

Nga ana e tij Ministri i jashtëm polak theksoi mbështetjen e pakursyer të Polonisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisëdhe Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe shprehu indinjatën për vonesat e vendeve të BE në këtë proces.

Palët diskutuan edhe për bashkëpunimin në kuadër të OSBE dhe NATO dhe situatën gjeopolitike të lidhur me invazionin rus në Ukrainë, të cilin e dënojnë me vendosmëri, si shkelje të sovranitetit të Ukrainës dhe minim të premisave për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“E sigurova Ministrin për vijimin e rolit pro-aktiv të Shqipërisë në përballimin e kësaj situate të paprecedentë. Ne kemi bërë thirrje për të ndaluar me çdo kusht luftën në Ukrainë, për të tërhequr të gjitha trupat ushtarake ruse nga ai vend si dhe për të ndaluar vrasjen e viktimave të shumta në atë vend dhe mbi të gjitha për të respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës. Lufta heroike e Ukrainës nuk është vetëm një luftë për mbijetesë e atij vendi, por një luftë për paqen dhe sigurinë në kontinentin europian. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 dhe roli ynë në organizmin më të lartë për sigurinë globale është veçanërisht i rëndësishëm këtë muaj që Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit” – u shpreh Ahmetaj.

Ministri Rau vlerësoi partneritetin e shkëlqyer të administratës shtetërore të Shqipërisë më praninë e OSBE.

“Do të doja të shprehja falënderimet dhe mirënjohjen tonë partnerëve shqiptare për bashkëpunimin shkëlqyer si dhe për këmbënguljen dhe përkushtimin e tyre në kryerjen dhe zbatimin e reformave të rëndësishme. E përgëzoj qeverinë e Shqipërisë në hapat e ndërmarrë lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu përgëzoj arritjet e Kryesisë të Shqipërisë të OSBE-së në vitin 2020 dhe anëtarësinë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara si anëtar jo i përhershëm. Ne bashkëpunojmë ngushtë në kuadrin e NATO-s, Polonia gjithashtu mbështet plotësisht aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian” – tha Ministri polak.

Previous Post

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestrimin e pronave të deputetit demokrat

Next Post

Greva e avokatëve paralizon sistemin e drejtësisë në vend, vetëm në Tiranë anulohen mbi 500 seanca

droni

droni

Next Post
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

Greva e avokatëve paralizon sistemin e drejtësisë në vend, vetëm në Tiranë anulohen mbi 500 seanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.