Një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike pasi u ngjit në një shtyllë për të rregulluar një kontakt. Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në Kelmend, Malësi e Madhe.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që ka konstatuar se shtetasi Leke Volaj, 56 vjeç, kishte hipur në shtyllën elektrike me inisiativën e tij për të bërë ndërhyrje në rrjet pasi kishte probleme me dritat. Grupi hetimor në vendngjarje për veprime të mëtejshme.











