• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Harta e re gjyqësore cënon aksesin në drejtësi dhe rrit kostot e qytetarëve

droni by droni
13 June, 2022
in Kronika, Kryesore
0
Berisha: Harta e re gjyqësore cënon aksesin në drejtësi dhe rrit kostot e qytetarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi soz mbylljen e 18 gjykatave në rang vendi duke konstatuar se vendimi bie ndesh dhe me rekomandimet e konventave europiane.

”Pas përgjysmimit të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, krijimin e një stoku prej 10 mijë dosjesh gjyqësore, dhe mohimit të të drejtës për proces të rregullt gjyqësor, urdhëroi KLGJ e partisë që të mbyllë 18 Gjykata në të gjithë vendin.

Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen qytetarët  e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës. Qytetarëve iu mohohet defakto aksesi në sistemin e drejtësisë. Mbyllja e shumë gjykatave cënon aksesin në drejtësi, si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes”, tha ndër të tjera Berisha.

Deklarata e Berishës:

Harta e re e gjyqsorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.

Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë dhe vettingun “gjah shtrigash”, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimit të një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës së shqiptarëve për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-në e partisë, të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

Kështu, me hartën gjyqësore të Edi Ramës mbyllën:

1. 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit.

2. Mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje.
3. Mbyllen 5 gjykata të apelit dhe ngelet vetëm Apeli i Tiranës.

Praktikë kjo, 100% e dështuar, pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeveria e PS-së.

Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët  duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre.

Por deri diku duke u mohuar de facto për vështirësimin e mundësive edhe aksesin në sistemin e drejtësisë!

Miratimi i hartës së re gjyqësore është në shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij, të cilat mbrohen me Kushtetutë.

Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative.

Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët.

Vendimi i KLGJ-së, prek jo vetëm dhunon interesat direkte të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen direkt me Sistemin e Drejtësisë dhe me publikun.

Grupe të tilla si:

1.    Avokatët.
2.    Ekspertët kontabël.
3.    Ekspertët psikologë.
4.    Ekspertët vlerësues.
5.    Noterët.
6.    Ndërmjetësit.

Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant me kërkesat e drejta të Rezolutës më të fundit të Parlamentit Europian, për Shqipërinë, e cila në nenin e saj 37 kërkon që: “Harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet social-ekonomike të grupeve vulnerabile dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata dhe procesin e duhur ligjor”.

Në të vërtetë, harta e re hedh poshtë pikë për pikë kërkesat e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian.

Kështu, opinioni i grupeve të interesit, avokatëve, noterëve, kontabilistëve dhe grupeve të tjera, jo vetëm që nuk është përfillur, por është hedhur poshtë me cinizë2m pasi këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë në të gjitha rastet e pakta që ato janë pyetur.

Harta, me shkrirjen e 18 gjykata, dëmton rëndë grupet vulnerabile, të cilave për shkak të shpenzimeve shtesë, do ta kenë të pamundur t’i drejtohen gjykatave për një proces gjyqësor me kosto të përballueshme, në të cilin të jenë të barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë.

Harta pra, jo vetëm që nuk lehtëson, por pengon dhe vështirëson aksesin në sistemin e drejtësisë dhe rrit shumë kostot e këtij aksesi. Së bashku me stokun e 110 mijë dosjeve, ajo privon qytetarët shqiptarë nga një proces i rregullt gjyqësor. Ajo ndëshkon rëndë pakicat e romëve, egjiptianëve, invalidët, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike dënon këtë projekt dhe kërkon anullimin e tij të menjëhershëm, si një projekt që ndëshkon dhjetëra, mijëra qytetarë, qindra e  mijëra avokatë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha, ky projekt përqëndron  vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi. a.b

Previous Post

Projektligji i ri për shërbimin spitalor: Spitalet do të kenë autonomi financiare dhe menaxheriale

Next Post

KLODIAN TOMORRI/ Nga karteli në kartel, pas naftës tani po del ai tjetri

droni

droni

Next Post
Aksidenti në Peqin me të plagosur një çift, gruaja në gjendje të rëndë

KLODIAN TOMORRI/ Nga karteli në kartel, pas naftës tani po del ai tjetri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.