• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Scholz neglizhoi sot Ballkanin e Hapur në Prishtinë, përgjigjet Rama nga Selaniku: Procesi i Berlinit, një proces parimor, Ballkani i Hapur është konkret

droni by droni
10 June, 2022
in Kryesore, Politika
0
Scholz neglizhoi sot Ballkanin e Hapur në Prishtinë, përgjigjet Rama nga Selaniku: Procesi i Berlinit, një proces parimor, Ballkani i Hapur është konkret
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Intervistë e Kryeministrit Edi Rama mbi zhvillimet në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Selanik, dhënë për Televizionin Publik Shqiptar:

 

– Zoti Kryeministër, ku u përqendruan diskutimet në panelin e liderëve në këtë Samit këtu në Selanik?

Kryeministri Edi Rama: Ky ishte një samit i një nisme e cila ka një stafetë nga shteti në shtet prej shumë vitesh. Greqia drejton nismën dhe në fund është dhe një takim i liderëve, i cili përgjithësisht fokusohet tek aktualiteti. Sot kemi pasur natyrisht në fokus situatën aspak të lehtë, përkundrazi tejet të jashtëzakonshme, për shkak të luftës në Ukrainë, të pasojave në ekonomi, të perspektivës afatshkurtër dhe afatmesme përsa i përket të dyja këtyre aspekteve e natyrisht marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë ku ka pasur edhe një diskutim natyrisht mbi Këshillin e ardhshëm Europian dhe situatën e bllokuar ende e sot e gjithë ditën nga Bullgaria, por kemi folur dhe për Ballkanin e Hapur

– Zoti kryeministër, ka patur një deklaratë së fundmi të Kancelarit gjerman Scholz i cili po viziton e po zhvillon turin në Ballkan, i cili ka lajmëruar një samit të radhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisma e Berlinit që njihet, çfarë të reja priten nga kjo dhe deri kur të ndodhi ky samit do ketë zhvillimetë reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë të cilat presin datën 23 qershor?

Kryeministri Edi Rama: Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur. Pra, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret. Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.

– Ka patur deklarata shumë të fuqishme edhe të kryeministrit Mitsotakisi cili është vend organizues i Samitit të sotëm në lidhje me integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Si e vlerësoni qëndrimin e tij dhe a pritet që kjo të ndikojë?

Kryeministri Edi Rama: Greqia ka qenë përgjithësisht,pavarësisht ndonjë fazë, marrëdhëniet bilaterale nuk kanë qenë në nivelin më të lartë, por edhe atëherë kur ka rënë fjala për integrimin dhe për ecurinë e procesit të integrimit, Greqia ka mbajtur gjithmonë një pozicion kryesor në tryezën e Këshillit Europian dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën e kryeministrit grek të cilës i referoheni, por sigurisht ai ka folur dhe në takim për këtë, por nuk jam aspak i çuditur, përkundrazi është gjëja e natyrshme që Greqia ka bërë vijimësisht.

 

– Duke qenë se Bullgaria është një nga vendet themeluese të kësaj nisme të bashkëpunimit me Europën Juglindore, a pati sinjale relaksuese gjatë takimit të sotëm?

Kryeministri Edi Rama: Çështja e Maqedonisë së Veriut është një çështje e politikës së brendshme bullgare, që do të thotë është nga ato çështje që janë gjithmonë më të komplikuara sesa duken dhe për më tepër janë të lidhura me interesa të politikës së brendshme, shumë më tepër sesa me thelbin e vetë çështjeve.

Previous Post

DURRËS/ E la makinën ndezur sa vajti në banjo, ia vodhën Audin A7

Next Post

Sinergji pianistike në Tiranë – artistët e rinj mesazhe pro integrimit evropian

droni

droni

Next Post
Sinergji pianistike në Tiranë – artistët e rinj mesazhe pro integrimit evropian

Sinergji pianistike në Tiranë – artistët e rinj mesazhe pro integrimit evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.