Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia.
Ata vendosën “Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Kolegji penal përbëhej nga gjyqtarët Medi Bici, Ilir Panda dhe Sandër Simoni. r.k











