Zv.kryeministri Arben Ahmetaj la të kuptohej sot se bordet do të vijojnë të funksonojnë pavarësisht se nuk kanë asnjë ndikim në frenimin e rritjes së cmimeve dhe po krijojnë situata monopoli.
Ahmetaj tha se qeveria do të vazhdojë që të përdorë të gjithë mekanizmat që të frenojë rritjen e çmimeve.
”Sot morëm një seri detyrash, janë mbi 20 detyra që dha kryeministri për ndjekjen dhe përballimin e krizës.
Është një krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do të vazhdojë që të përdorë të gjithë mekanizmat që të frenojë rritjen e çmimeve”, deklaroi Ahmetaj. a.b











