• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA i kërkon nismës së Ballkanit të Hapur të jetë e barabartë për të gjitha vendet, Rama nuk i përmend diferencat

droni by droni
8 June, 2022
in Kryesore, Politika
0
SHBA i kërkon nismës së Ballkanit të Hapur të jetë e barabartë për të gjitha vendet, Rama nuk i përmend diferencat
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ohër të Maqedonisë u mbajt takimi i themeluesve të nismës “Ballkani i Hapur”, presidentit të Serbisë dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilëve iu bashkuan, në rolin e vëzhguesve edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi të marrë pjesë në takim. I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën por se ajo duhet të përfshijë të gjashtë shtetet e rajonit në mënyrë të barabartë, rapprton Zëri i Amerikës, ndërsa Rama në fjalën e tij nuk përmendi diferencat si nkë çështke që e con nismën drejt interesave serbe.

Tre vendet e nismës nënshkruan një sërë marrëveshjesh.

Nisma “Ballkani i Hapur” mblodhi në Ohër drejtuesit e disa shteteve të rajonit të cilët synojnë lehëstimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve brenda kufijve të shteteve të tyre, ndërsa nisma shikohet me dyshim nga një pjesë tjetër e rajonit. Kësaj radhe, në rolin e vëzhguesve morën pjesë në takim kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Ndërsa zoti Dritan Abazoviç nuk e fshehu mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, Zoran Tegetlija theksoi mosmarrëveshjet politike brenda Bosnjës lidhur me nismën e vlerësuar vetëm si ekonomike.

Gabriel Escobar, Zëvendës-ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, duke folur nëpërmjet video-konferencës tha se SHBA e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”, por se ekzistojnë tashmë një numër nismash për integrimin ekonomik dhe se “Ballkani i Hapur” është njëra prej tyre.

“Ne besojmë se që këto nisma të jenë të suksesshme duhet që të jenë të hapura për të gjitha vendet. Të gjitha nismat për integrimet ekonomike duhet të përfshijnë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një nivel të barabartë”, tha zoti Escobar.

Ai shtoi se nisma duhet të nxisë integrimin e gjerë në strukturat evropiane. Ai theksoi se shkëmbimi tregtar në rajon është mjaft i rëndësishëm, por se furnizmet dhe tregu kryesor i kësaj pjese të Ballkanit është Evropa.

“70 për qind e tregtsisë suaj bëhet me Evropën”, vuri në dukje zyrtari amerikan.

Ai tha se dëshiron të shohë se si do të rrjedh nisma “Ballkani i Hapur” ndërsa u rekomandoi udhëheqësve të rajonit që ta harmonizojnë nismën me të gjitha nismat tjera në rajon.

Ai bëri thirrje për hapje ndaj investimeve të huaja duke ndaluar ekonominë informale dhe duke krijuar mundësi bashkëpunimi me dhomat ekonomike në rajon që do të ndihmonin krijimin e një tregu të përbashkët.

Zoti Escobar tha se Ballkani është i bekuar me pasuritë natyrore dhe se nisma “Ballkani i Hapur” ofron mundësi jo vetëm për popujt e rajonit të Ballkanit por edhe më gjerë për Evropën. Ai theksoi potencialin e Ballkanit në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pa e përmendur asnjëherë Kosovën, tha se nisma “Ballkani i Hapur” është nismë e vetë rajonit dhe e popujve të rajonit, “e atyre të cilët e kuptojnë se duhet të ndërlidhen dhe t’i zgjidhin vetë problemet”.

Zoti Vuçiç iu drejtua kryeministrave të Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke u thënë se “derën e kanë hapur dhe se vetë duhet të vendosin nëse duan t’i bashkohen nismës ”. “Nëse dëshironi ejani, nëse jo – është vullneti juaj dhe askush me forcë nuk ju detyron”, u shpreh ai.

“Kjo është nismë e njerëzve të cilët jetojnë në gadishullin ballkanik dhe është ide e pandalshme, e cila çdo vit do të tërheq më tepër anëtarë në të gjithë Ballkanin”, tha presidenti serb.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se lufta në Ukrainë e bën nismën “Ballkani i Hapur” një domosdoshmëri edhe më të madhe.

Kryeministri Rama foli për shkëmbinim e dyfishuar tregtar dhe përfitimet e fermerëve shqiptarë nga nisma.

“Ballkani i Hapur është i fermerëve shqiptarë. 57.6 milionë euro është sot, nga janari deri në prill volumi i eskporteve mes tre vendeve; kam parasysh në këtë rast eksportin e fermerëve shqiptarë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut”. Zoti Rama tha se vitin e kaluar ky shkëmbim ka qenë dy herë më i vogël.

Drejtuesit e nismës ranë dakord që të formohet një grup pune që do të shikonte mënyrat e kapërcimit të vështirësive me furnizmin me ushqime dhe ato të fushës së energjisë.

Presidenti serb tha se vendi i tij do të vërë në përdorim helikopterët e blerë kohët e fundit, të specializuar për shuarjen e zjarrit në rast se kërkohet gjatë verës për t’iu dalë në ndihmë miqve shqiptarë dhe maqedonas, në mënyrë shumë më efikase se sa vitin e kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e refuzoi ftesën e homologut të tij maqedonas për të marrë pjesë në takimin e mbajtur në Ohër, shkruante para pak ditësh në një letër se “Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian”. Zoti Kurti theksonte më tej se “Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon, dhe që mohon vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski është mjaft optimist se nisma do të rezultojë e suksesshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Miq të dashur nga Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova, bashkohuni me ne; mund të bëjmë më shumë për veten tonë ne dhe për fëmijët tanë”, tha ai. Zoti Kovaçevski tha se “Ballkani i Hapur” është për integrim, mundësi, liri dhe lehtësime, ndihma dhe miqësi. “Kamionët me prodhime bujësore dhe ushqime në pikat e kalimit të Qafë Thanës dhe Tabanocit do të kenë mundësi të qarkullojnë shumë më shpejtë; do të ketë më pak kontrolle dhe burokraci”, tha kryeministri Kovaçevski duke shtuar se nisma ka të bëjë me përfitimet e të gjithëve në përmirësimin e konkurrencës, investimeve, tregut të zgjeruar dhe zhvillimit të bizneseve në rajon.

Kryemimnistri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se nismën e shikon si mundësi për krijimin e përbashkët të një të ardhmeje më të mirë, të mbështetur tek mirëqenia ekonomike

“Secila nismë që çon drejt çdo përparimi dhe pajtimi do të ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi”, nënvizoi ai.

Zoti Abazoviç tha se dialogu shton besimin e ndërsjellë, se politikat e vjetra që çuan në konflikte i kanë lënë vendet e Ballkanit aty ku janë dhe kjo gjë duhet ndryshuar.

“Unë pres që në këtë përbërje si dhe me kryeminisrtin e gjashtë, atë të Kosovës të vini në Mal të Zi që së bashku të flasim për nismat e përbashkëta që t’i dëshmojmë Brukselit dhe Uashingtonit se edhe ne dijmë të veprojmë për të mirën e përbashkët”, u shpreh kryeministri i Malit të Zi.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi tha se ideja për nismën “Ballkani i Hapur” doli nga rajoni, duke e quajtur atë si tejet pozitive. Ai tha se integrimi fillon me ekonominë. “Kryeqytetet, sipas tij, nuk mund të jenë të lidhura nëse automjetet dhe kamionët ndalojnë në çdo kufi dhe doganë”.

Komisioneri Varhelyi tha se për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë BE-ja ka nevojë si asnjëherë më parë që fqinjët e saj të punojnë së bashku sepse kështu krijohet qëndrueshmëria dhe rritja ekonomike.

Në Ohër u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit, turizmit dhe doganave.

Nisma, e cila fillimisht u njoh si “Mini-Shengeni Ballkanik”, ndryshoi emrin në “Ballkani i Hapur” në korrik të vitit të kaluar. Një pjesë e analistëve vlerësojnë se Serbia duke qenë ekonomikisht më e fuqishme do të përfitojë më së shumti nga kjo nismë, duke eksportuar prodhimet e veta në tregjet e vendeve fqinje, ndërsa prodhuesit vendorë dhe tregtarët nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të përballen me konkurrencë çmimesh dhe rrjedhimisht me sfida shtesë në punën e tyre. VOA

Previous Post

FOTOGALERI/ Shikoni urën dixhitale të Bunës që lidh Shkodrën me Ulqinin, Rama e mban në tablet

Next Post

Specialët kontrollojnë shtëpinë e biznesmenit Xhevdet Troplini

droni

droni

Next Post
Breshëri në Laç, plagoset rëndë një person

Specialët kontrollojnë shtëpinë e biznesmenit Xhevdet Troplini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.