• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krijohet edhe një agjenci e re, monitoron shëndetësinë publike dhe private. Pak korrupsion më shumë!

droni by droni
8 June, 2022
in Kronika
0
Manastirliu: Gjithë dokumentat ia dhamë SPAK dhe KLSH
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, Manastirliu: Nuk do të tolerojmë asnjë strukturë publike apo private t’i shmanget akreditimit

Tiranë, 8 Qershor – Krijohet Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, një institucion që ka mekanizmat për të monitoruar dhe akredituar strukturat e ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, publike dhe jopublike, si dhe për çertifikimin e edukimit në vazhdim të profesionistëve shëndetësorë dhe shoqërorë.

Në një aktivitet të organizuar me pjesmarrjen e profesionistëve të shëndetit dhe kujdesit shoqëror, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se jemi në një moment ku duhet të na udheheqë cilësia për shërbimet shëndetësore dhe shoqërore.

“Agjencia është instrumenti që ka mekanizmat në të gjithë territorin, për të ndërtuar këtë funksion të ri, që është garancia që në çdo strukturë të ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, të kemi jo vetëm kushte të ofrimit të shërbimit por edhe profesionistë të aftë. Nëse nuk përfshihemi në këtë proçes dhe nuk dalim garant për veten dhe për strukturat tona që drejtojmë, që plotësojnë standardet bazë dhe më tej ato optimale, gjithmonë do të jemi në një pikëpyetje të asaj që ne ofrojmë dhe të publikut apo qytetarit që merr shërbime, i cili ka gjithë të drejtën të reklamojë negativisht shërbimin jo me cilësi që ka marrë. Në raport me vetëdijësimin që çdo institucion shëndetësor, spital, qendër shëndetësore, klinikë, farmaci, klinikë stomatologjike duhet të ketë në raport me akreditimin dhe dhënien e një ylli shërbimit të vet. Se jemi mësuar të shohim vetëm hotelet me tre yje, katër yje, pesë yje. Po pse, shëndeti nuk është i rëndësishëm aq shumë sa argëtimi dhe rehati? Është më i rëndësishmi. Shëndeti është i pari. Dhe qytetarët duhet të vetëdijësohen që kur shkojnë të marrin një shërbim shëndetësor në një klinikë publike apo private duhet të jenë të vetëdijshëm, a është kjo klinikë, kjo qendër shëndetësore, ky spital i akredituar? A i plotëson standardet bazë?”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk do të tolerohet asnjë strukturë shëndetësore dhe shoqërore t’i shmanget proçesit të akreditimit.

“Nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë kryer më shumë se 200 inspektime të institucioneve të kujdesit shëndetësor, klinika, spitale, qendra shëndetësore, publike dhe jo publike, që kanë kaluar proçesin e vetëvlerësimit. Ndërkohë që 93 prej tyre janë në proçes akreditimi. Por ftesa për t’u futur në procesin e akreditimit i është drejtuar më shumë se 600 operatorëve. Kjo flet qartë që interesi i strukturave shëndetësore është ende jo në nivelin e duhur për të kryer një proçes kaq të rëndësishëm si ai i akreditimit. Por a do të qëndrojmë ne në pritje? Jo! Ne nuk do të tolerojmë asnjë strukturë publike apo jo publike, qoftë ajo t’i shmanget një proçesi kaq të rëndësishëm sa proçesi i vetëvlerësimit dhe i akreditimit të institucionit. Kjo nuk është një betejë mes publikut, mes privatit, mes biznesit, mes operatorëve. Kjo është një betejë për cilësinë”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se ata të cilët do të kryejnë proçesin e akreditimit do të jenë profesionistët më të mirë në fushën e inspektimit të standardeve dhe akreditimit të institucioneve, Manastirliu tha:
“Sot ne hapim një thirrje për survejantët e jashtëm që do të jenë pjesë e rrjetit të akredituesve të çertifikuar në vend.

Ftohen të gjithë ata profesionistë që kanë eksperiencë në fushën e shërbimit shëndetësor, që kanë eksperiencë në specialitete të ndryshme shëndetësore, që kanë të gjitha trajnimet e nevojshme për të mundësuar që proçesi i akreditimit të jetë një proçes që mbi të gjitha të jetë i drejtë, i paanshëm, por të sigurojë maksimalisht cilësinë edhe në proçesin e kryerjes së akreditimit”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjatë fjalës së saj rëndësinë e edukimit në vazhdim të profesionistëve: “Janë 1200 profesionistë që akreditohen çdo vit për aspekte të krediteve të edukimit në vazhdim. Janë 18 mijë profesionistët në sistemin shëndetësor dhe shumë shpejt do t’i shtohen profesionistët në sistemin e mbrojtjes shoqërore që do të akreditohen për nivelin e tyre të dijeve dhe të edukimit që do të marrin, në mënyrë që ne të sigurojmë që mjekët, infermierët, farmacistët, stomatologët, punonjësit social, psikologët të jenë sa më profesionistë dhe të freskojnë njohuritë e tyre, duke i’u përgjigjur të gjitha sfidave të kohës”.

Në aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Shtetit për Standartet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, e cila u shpreh: “Ne duhet të sjellim vazhdimisht në mendje që ai që është ofrues i shërbimit, ofrues i cilësisë, të marrë një vend të caktuar në gjithë këtë gamën e madhe të institucioneve shëndetësore. Për mua ky është mesazhi më i rëndësishëm, që ne kemi një matës cilësie që duhet të jetë i njohur nga pacienti dhe nga komunitetet, edhe nga shoqatat. Kjo matje duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe duhet të jetë e korrektueshme. Dhe midis asaj që unë pretendoj dhe asaj që jap, ka ne mes disa instrumenta të tjera që janë akredituesit klinikë”.

Gjatë aktivitetit të prezantimit të Agjencisë së re të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, u dorëzuan çertifikatat për 13 audituesit e parë klinikë, të cilët do të kryejnë procesin e monitorimit, kontrollit, vlerësimit të praktikave mjekësore dhe klinike. Thirrja është e hapur për profesionistët e fushës për këtë rol të ri, që për herë të parë do të bëhet i mundur në vendin tonë pas miratimit të ligjit “Për Kujdesin Shëndetësor” dhe ngritjes së kapaciteteve.

Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, që bashkon dy institucione, atë të edukimit në vazhdim dhe të akreditimit, do të akreditojë dhe mbikqyrë aktivitetet dhe ofruesit (institucionet dhe organizatat) e edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë sipas standardeve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara si dhe do të akreditojë institucionet shëndetësore dhe shoqërore që plotësojnë standardet, me synim garantimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Aktualisht janë 36 institucione shëndetësore të akredituara (19 institucione publike dhe 17 institucione jopublike); 93 Institucione shëndetësore në proçes akreditimi; 680 klinika private/qendra mjekësore të ftuara për të marrë pjesë në proçesin e akredimit. r.sh

Previous Post

Gjendet pa jetë burri i zhdukur në Divjakë, çfarë thotë policia

Next Post

EMRI/ Kapet në Fier i dënuari për trafik narkotikësh

droni

droni

Next Post
EMRAT/ Mashtrim i madh kompjuterik nga Pogradeci, 6 në pranga dhe një në kërkim

EMRI/ Kapet në Fier i dënuari për trafik narkotikësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.