Një vjedhje banese ka ndodhur dje në rrugën “Mine Peza” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, dhe pronari i saj, është kandidati për kryetar i PS-së, Maqo Lakrorit, i cili në vitin 2009 garoi përballë Eid Ramës.
Sipas burimeve të policisë vendore mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë në bodrumin e banesës dhe kanë vjedhur dy kompjuterë.
Pas denoncimit në polici për vjedhjen e ndodhur, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.











