Policia italiane ekzekutoi 5 urdhërarreste në Katania të Italisë, mes të cilëve janë edhe Nazer Seiti i cili pak vite më parë u arrestua si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge si dhe Maridian Sulaj.
Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 3.5 ton marijuanë e 3 kallashnikovë.
Urdhërarrestet u firmosën për:
Angelo Busacca,
Antonino Riela,
Vincenzo Spampinato,
Nezar Seiti e
Maridian Sulaj
Sulaj ka qenë i dënuar me 8 vite burg, të gjitha ende për t’u shlyer, pasi u shpall fajtor për krimet e trafikut të drogës, në rrethana rënduese, shkruajnë mediat italiane.











