Deputetja e PD Albana Vokshi thotë se sot isjte ditë e rëndësishme për PPE.
PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj, shkruan Vokshi ndërsa ka publikuar foton duke votuar pak orë pas lajmit në mediat e Tiranës se PD i është hequr e drejta e votës.
Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian.
Nesër votimi për 10 zëvendës presidentët dhe trezorierin e EPP. m.k











