• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës komenton deklaratat e Metës për kufirin detar: Rama nuk është transparent për komunikimet me Greqinë

droni by droni
31 May, 2022
in Kryesore, Politika
0
“Largimi i Dvoranit”, reagon Meta: Vendimi i djeshëm i vonuar, por pozitiv
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Meta shprehu sot shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga ana e qeverisë Rama lidhur me bisedimet me Greqinë për kufirin detar, shelfin kontinental dhe zonat ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, transmeton Zeri i Amerikës.

Zoti Meta kujtoi në një konferencë shtypi se autorizoi ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme në mars 2018 për këto negociata, por pas tre raunde bisedimesh me palën greke po atë vit, ai dhe kryeministri Rama ranë dakord që kreu i qeverisë të udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek.

“Por nga ajo kohë zoti Rama nuk dërgoi në presidencë asnjë kërkesë për autorizim. Kryeministri jo vetëm me opinionin publik, por dhe me Presidentin e Republikës, nuk ka qenë transparent, dhe asnjë kërkese të Presidentit për informacion nuk i është sjellë një përgjigje shteruese dhe serioze nga ana kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme” – tha zoti Meta.

Zoti Meta i bëri këto komente një javë pas vizitës që ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, zhvilloi në Shqipëri.

Në përfundim të kësaj vizite, duke folur për mediat greke, ai kujtoi se me Shqipërinë është rënë dakord që çështja t’iu referohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe se “kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit”, gjë që do të jetë e realizueshme brenda dy-tre muajve, kur Shqipëria do të zgjedhë një President të ri”.

Vendimi që përcaktimi i kufijve detarë të marrë zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë u bë i ditur një vit e gjysmë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Dendias, po gjatë një vizite në Tiranë.

Kjo çështje u përsërit edhe në konferencën e përbashkët të ministrit Dendias në Tiranë një javë më parë me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se “i konfirmuam dhe njëherë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për ta referuar çështjen tek një palë e tretë gjyqësore, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”.

Ndërsa ministri Dendias theksoi përkrah saj se “është e rëndësishme si do të përshpjetojmë hapat për të përmbushur pjesën teknike në mënyrë që të depozitojmë sa më shpejt dokumentat në gjykatë”.

Dërgimi në gjykatë kërkon që palët të përcaktojnë pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat do të kërkojnë interpretimin e gjykatës.

Bisedimet mes tyre duhet të zhvillohen pas dhënies së plotfuqisë nga ana e presidentit, ndërsa marrëveshja sërish do të duhet të ratifikohet nga parlamenti.

Por presidenti Meta theksoi sot se nuk është në dijeni nëse midis dy qeverive apo kryeministrave është miratuar apo është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë, pezulluar apo për të dalë nga negociatat e nisura nga 2018 dhe sipas tij, palët ende zyrtarisht janë në negociata. VOA

Previous Post

Apologjia e Spiropalit për poezinë e Luan Myftiut, për kë e shkruajti në fakt gazetari atë poezi në 2001

Next Post

Sulmohet me armë biznesi në Kamëz, detajet e policisë

droni

droni

Next Post
TIRANË/ Konfirmohet, një i vrarë. Viktima i vetëm në makinë

Sulmohet me armë biznesi në Kamëz, detajet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.