Në Kodër Kamzë në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese.
Banesa tre katëshe është përfshirë nga zjarri dhe ka vetëm dëme materiale, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b












