Si rezultat i kontrollit të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, janë gjetur të kultivuara 324 copë fidan të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore ngabpolicia e Dibrës u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.
N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. r.k












