Tre persona u plagosën sot kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga orës 08:05, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Në rrugën dytësore, në vendin e quajtur “Qafa e Skërficës”, mjeti tip “Hynday”, me drejtues shtetasin A. A., 60 vjeç, banues në Berat, ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjeret, shtetaset M. A., 50 vjeçe dhe Xh. A., 21 vjeçe, banuese në Berat, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. r.k











