Është rënduar gjendja shëndetësore e ish Presidentit, Bujar Nishani pas disa javësh kurim për një situatë të rëndë shpndetësore postcovid.
Ai po kurohet ne një spital në Gjermani pasi situata e tij shëndetësore u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
Me shfaqjen e simptomave të rënda Nishani fillimisht u shtrua në Senatorium në Tiranë pasi covidi e la me shenja pneumonie në mushkëri. Më 23 prill ai u dërgua për mjekim në Gjermani ku po mbahet në trajtim të thellë. Ai vuan nga pneumoni bilaterale e shoqeruar me insufiçencë respiratore. a.b











